Loading…

14 zyra ‘koti’ në Pallatin d Drejtësisë

  • 01/04/2018 | 10:29

14 zyra ‘koti’ në Pallatin d Drejtësisë

Bosh, pa dritare e shpeshherë edhe pa ajër. Një tepih i shtruar rreth më rreth dhe një dritë artificiale që ndizet vetëm kur ka “vizitorë”.


Tre më tre janë dimensionet e 14 zyrave të Pallatit të Drejtësisë, mbi të cilat është vënë mbishkrimi “Dhoma e avokatëve”. Të gjitha janë të ngjitura me sallat e gjykimeve, shkruan Koha Ditore.

Mirëpo, qëkur ka filluar së funksionuari Pallati para tre vjetësh, këto zyra krejtësisht janë “injoruar”. Kanë mbetur të pashfrytëzuara e të papajisura me inventar.

Bunkerë, dhoma burgu e dhoma tualeti duken në “syrin” e avokatëve. Të papërshtatshme për punë, por gjithsesi të nevojshme. Avokatët presin ditën kur nuk do të sorollaten korridoreve të gjykatës. Ditën kur do të mundë ta kryejnë punën si palë të barabarta me gjyqtarë e prokurorë.

“Me aq hapësirë sa kanë ato zyra, veç ‘mantelin’ mund ta vendosim. Sipërfaqja e tyre është sa e një ‘tualeti’. Lëre më që edhe ashtu nuk janë fare të pajisura me tavolina, karrige, kompjuterë e kështu me radhë. Mjete këto të domosdoshme për një zyrë sot”, thotë avokati Bajram Tmava

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë