Loading…

150 mijë euro donacion nga Suedia për Q.K.M.F. në Obiliq

  • 10/10/2019 | 21:29

150 mijë euro donacion nga Suedia për Q.K.M.F. në Obiliq

Një numër i madh i paisjeve të reja mjekësore pritet që të zënë vend gjaë ditëve të ardhshme në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Obiliq, transmeton Gazeta Metro.


Kjo për shkak të një donacioni të disa organizatave joqeveritare në bashkëpunim me qeverinë suedeze.

Vlera e donacionit është rreth 150 mijë euro, qe cila shtë mbledhur falë angazhimit të Xhafer Balajt i cili jeton atje.

Menaxherja e organizatës humanitare ‘Human Bridge’, tha se gjithçka që është dhuruar është në gjendje të rregullt.

“Ne jemi një organizatë që mbledhim pajisje të cilat janë në rregull, ngase spitalet në Suedi ndërrojnë mjetet e punës çdo dy vite. Të gjitha këto pajisje janë në rregull, disa të reja e disa të përdorura dhe jam e lumtur qe mund të mbështesim Kosovën”, ka thënë ajo për Klan Kosova.

E gjithë kjo ndihmë, është kryesisht për personat me nevoja të veçanta për të cilët është një ndihmë e madhe. Këtë e ka thënë për Klan Kosova edhe drejtori i qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Obiliq, Haki jashari.

“Ne në komunën tonë kemi rreth 351 raste të klasifikuar si persona me nevoja të veçanta dhe kjo është një ndihmë e madhe për ta dhe për ne”, ka thënë ai.

Ky donacion është i 14-ti me radhë nga Xhafer Balaj, derisa e gjithë shuma që ka sjellur deri më tani, llogaritet të jetë mbi 2 milion euro. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë