Loading…

150 milion është shuma e vendosur për shërbimet e sulmuesit të Napolit

  • 17/03/2023 | 22:33

150 milion është shuma e vendosur për shërbimet e sulmuesit të Napolit

Napoli do të konsiderojë shitjen e yllit të tyre, Victor Osimhen, në verë vetëm nëse ndonjë klub është i gatshëm të paguajë çmimin e vendosur nga klubi.


Sulmuesi nigerian ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, pas formës së tij mbresëlënëse me liderët e Serie A.

Osimhen deri më tani ka regjistruar 28 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ka shënuar 23 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.

Klubi italian dhe vetë lojtari tashmë janë në dijeni se një mori klubesh kanë shprehur interesim për të.

Sipas “Tuttomercatoweb”, nëse ndonjë klub ofron 140 deri në 150 milionë euro për 24-vjeçarin, atëherë Napoli do të pranonte largimin e tij.

Manchester United, Chelsea dhe Real Madridi janë klubet më të lidhura me një transferim të mundshëm të ish-sulmuesit të Lille.

Victor Osimhen me Napolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë