Loading…

Skandaloze, në emergjencë vetëm ky shtrat (Foto)

  • 04/05/2017 | 19:44

Skandaloze, në emergjencë vetëm ky shtrat (Foto)

Në Qendrën e Emergjente në  QKUK, mund të përballeni edhe më këtë problem, të mos keni ku të shtriheni nëse kërkoni ndihmë në emergjencë.


Një i afërm i një pacientit që ka dashur t’i mbetet emri anonim, i ka thënë Gazetës Metro, se është përballur me një situatë aspak të mirë dhe shumë shqetësuese, përderisa kishte kërkuar ndihmë natën e mbrëmshme(e mërkurë), në Qendrën Emergjente në QKUK’së, shkruan gazetametro.net

Pacienti në fjalë, ka kërkuar ndihmë, por në emergjencë ishte një shtrat në gjendje të tmerrshme, dhe ajo që e benë ende më tragjike gjendjen atje, është fakti se në ato momente s’kishte shtretër të tjerë.

“Po të vinte dikush tjetër në ato momente dhe të kërkonte ndihmë, pacienti s’do të kishte ku të shtrihej që t’i jepej ndihma” ka rrëfyer për Gazetën Metro i afërmi i pacientit.

“Nuk kemi si të ju ndihmojmë, ky është shtrati i vetmi që ka mbetur” i kishin thënë mjekët në emergjencë.

Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente Basri Lenjani, kishte thënë ditë me parë  për rtklive, se kanë fluks të madh të rasteve kurse në objektin aktual kapacitetet i kanë të mangëta.

“Kemi 9 shtretër në reanimim”, ka thënë Lenjani, sipas të cilit, Emergjenca ka edhe 4 shtretër për lëmitë interne, 3 për kirurgji, 1 në opetopedi dhe 2 shtretër për sallën e vogël të intervenimeve”

Lenjani është optimist se gjatë vitit  2018 Emergjenca do ta ketë objektin e ri e ku mundësitë janë shumë më të mira për të ofruar shërbime më cilësore emergjente./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë