Loading…

16 ditët kundër dhunës ndaj gruas

  • 25/11/2016 | 13:41

16 ditët kundër dhunës ndaj gruas

Me një varg aktivitetesh po shënohet sot në Prishtinë 25 Nëntori – Dita Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas.

Thirrje për ndalimin e dhunës bënë sot qindra njerëz përmes një marshi të organizuar nga Rrjeti i Grupit  të Grave të Kosovës.

Në kuadër të kësaj dite është zyra e kryeministrit e cila lanson raportin final për zbatimin e Planit të Veprimit për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1325.

Kurse, organizuar nga Grupi i Grave Asambliste, Zyra për Barazi Gjinore dhe përkrahur nga kabineti i kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, fillon aktiviteti “16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas”.

Në kuadër të këtij aktiviteti, nesër në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës do të mbahet debat me temën “Dhuna, pasojat e saj dhe njohuritë ligjore”.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, në debat do të marrin pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit, Qendrës për Ndihmë Sociale, OJQ-së Women for Women etj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë