Loading…

17 të vdekur nga shpërthimi në qendrën emergjente shëndetësore në Teheran

  • 30/06/2020 | 21:50

17 të vdekur nga shpërthimi në qendrën emergjente shëndetësore në Teheran

Kreu i Qendrës Emergjente të Teheranit në Iran i ka thënë mediave se tre njerëz janë lënduar në zjarrin e rënë, por raportet në media sociale tanimë kanë raportuar për së paku 17 të vdekur, transmeton Gazeta Metro.


Një shpërthim ishte dëgjuar në Teheran të martën mbrëma që mbushi me tym të zi e të dendur qiellin mbi Teheran, ka raportuar agjencia iraniane ISNA të martën.

Sipas medias shtetërore, shpërthimi ka ndodhur në klinikën Sina Athar në Teheran derisa pacientët ishin ende brenda ndërtesës.

Kreu i Qendrës Emergjente të Teheranit, Peyman Saberian, i tha agjencisë Fars se tre njerëz janë lënduar në zjarrin e rënë. Megjithatë, disa raporte në media sociale kanë raportuar për së paku 17 të vdekur nga shpërthimi, me shumë të tjerë të lënduar.

Shpërthimi ishte shkaktuar nga rrjedhja e gazit, tha zëvendës guvernatori i Teheranit, Hamid Reza Goudarzi, për televizionin shtetëror.

Sipas raporteve në media sociale 6 prej viktimave nga shpërthimi ishin duke iu operuar në sallat e operacionit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë