Loading…
17 të vdekur nga zjarri masiv në Indi, pamje të frikshme
  • 12/02/2019 | 10:52

17 të vdekur nga zjarri masiv në Indi, pamje të frikshme

17 persona kanë humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një hotel në perëndim të New Delhit, transmeton Gazeta Metro


Zjarri ka shpërthyer në hotelin pesëkatësh Arpit Palace në lagjen Karol Bagh, tha zëvendësdrejtori i policisë së qytetit, Mandeep Singh Randhawa, i cili njoftoi bilancin prej 17 të vdekurve dhe katër të lënduarve.

Sipas Randhawa, zjarri ka filluar në orët e natës për shkaqe ende të panjohura, ndërsa ekipet e zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin mbi 30 persona.

Randhawa tha se ekipet shpëtimtare kanë mbërritur në vend dhe kanë njoftuar që tashmë zjarri është shuar./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë