Veriun tani e shikon vetëm nga jugu. Por, nuk është vetëm banesa ajo që Gani Xhaka e ka humbur në pjesën e dominuuar nga serbët.
Pikërisht, në këtë të premte, po e kujton vrasjen e gruas dhe plagosjen e vajzës nga granata që ia hodhën grupet serbe, që kishin nisur aksionin e dëbimit të shqiptarëve, edhe 8 muaj pas clirimit të pjesës tjetër të Kosovës.
E tani as pas gjithë kësaj kohë e shumë dëshmive sipas tij fajtoret nuk janë dënuar, shkruan Klan Kosova.
Madje edhe tani gati 19 vjet pas lufte Xhaka e sheh po aq të pasigurt veriun për shqiptarët.
Masakra e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në të cilën krahas vrasjes së 11 shqiptarëve, ishin plagosur edhe shumë të tjerë, sipas një aktivisti për të drejtat e njeriut, shënoi edhe dëbimin final etnik të shqiptareve nga veriu i qytetit.
Halit Barani, së bashku me Ganiun të premten në përvjetorin e 17 ishin pjesë edhe e një tryeze të organizuar nga komuna e Mitrovicës. Drejtuesve të kësaj të fundit, iu adresua edhe një shqetësim tjetër nga ish banorë të veriut.
E angazhim në kërkesat e tyre iu premtoj i pari i komunës jugore Agim Bahtiri. Sipas tij po punohet që tu mundësojnë lëvizje të lirë në pjese e banuar me serb.
Nga të pranishmit këtu u kërkua edhe që të iniciohen procese të reja për të nxjerr fajtorët para drejtësisë, si dhe që për familjareve të viktimave tu mundësohet marrja e pensioneve si familjar të viktimave civile të luftës.