Loading…

18 artistë të muzikës metal sjellin këngën ‘Reset The World’

  • 23/05/2020 | 18:32

18 artistë të muzikës metal sjellin këngën ‘Reset The World’

Shtëpia e madhe e muzikës metal “Defy Them” është platformë e muzikës dhe kulturës alternative në Kosovë. Ata kanë sjellur një projekt unik të quajtur “Reset The World”, e që është realizuar nga 18 artistë të muzikës metal, transmeton Gazeta Metro.


Kjo shtëpi e madhe e muzikës metal deri më tani ka realizuar projekte të ndryshme, Record Studio ka mundësuar krijimin e hapësirës për performancë dhe ushtrime për bendet lokale dhe për mbajtjen e aktiviteteve tjera.

Vepron si Record Label i pavarur si dhe qendër dhe iniciativë e ballafaqimit me problemet e ekzistimit të artit dhe të një komuniteti alternativ në mes të shoqërisë shumicë në vendin tonë.

Gjithashtu ka organizuar festivale te ndryshme si RESIST dhe FUZZ. Është duke punuar në shumë projekte tjera, si albumi/kompilacioni i përbashkët i bendeve lokale të quajtur “Post Exclusion”, projekti për promovimin e piktorëve të Kosovës, festivalin FUZZ 2020, si dhe albume dhe promovime të bendeve të ndryshme, etj.

Për shkak të situatës së pandemisë, “Defy Them” ka qenë e detyruar që ti pezulloj të gjitha aktivitetet e veta. Mirëpo menjëherë ju është adaptuar situatës dhe ka vazhduar në realizimin e një projekti të ri të quajtur “Reset The World”.

“Reset the World” është një këngë origjinale e kompozuar nga bashkëpunimi i 18 artistëve të muzikës metal. Është krijuar gjatë në një prej kohëve më të vështira në dekadat e fundit në tërë globin. Deri sa në dy muajt e kaluar gati gjithçka jashtë ka pushuar, është krijuar mundësia që ti kthehemi sërish 100% vetës.

Ndoshta kjo situatë mund të ndikojë që të gjithë të reflektojmë nga pak duke kuptuar më mirë se si kemi  jetuar dhe si mundë të jetojmë në të ardhmen. Ndoshta diçka duhet të lihet pas aty ku ka mbet dhe disa gjëra të fillojnë prej fillimit. “Reset The World” le të na bart mesazhin që bota ka nevojë për një fillim të mbarë.

Si projekt i skenës alternative të Kosovës është një hap i rëndësishëm në procesin e zhvillimit të kësaj  kulture. Shihet që rock muzika është duke e gjetur sërish rrugën e saj për të dal nga “underground”. Duket që është e fuqishme, e bashkuar dhe në dorë të profesionistëve të talentuar.

Pa dyshim që “Reset The World” është projekt unik në të gjithë botën dhe do ta ketë ndikimin e vet në promovimin e skenës alternative të Kosovës.

Këngën mund ta dëgjoni në Youtube./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë