Loading…

18 vite pasi u mbajt i lidhur me zinxhir në shtëpi, shteti e merr nën kujdes 35 vjeçarin

  • 06/12/2019 | 08:53

18 vite pasi u mbajt i lidhur me zinxhir në shtëpi, shteti e merr nën kujdes 35 vjeçarin

Familja Dullovi nga fshati Vataj e Kaçanikut, është në hall të madh me djalin e tyre 35 vjeçar, Minir Dullovi, transmeton Gazeta Metro.

Familja po e mban të lidhur me zinxhir në një dhomë Minirin, për shkak se ai është i sëmur mendërisht pas luftës në Kosovë ku pa disa masakra që kryen kriminelët serbë në atë pjesë të Kosovës.

Ai po mbahet lidhur në dhomën e tij që 18 vite, dera i hapet vetëm kur t’i ipet bukë dhe cigare.

Por, pa kaluar as 24 orë nga kronika e Klan Kosovës, 35 vjeçari Minir Dullova nga Kaçaniku, është dërguar në Institutin e Shëndetit Mendor në Shtime.

Familjarët u gëzuan shumë, derisa thanë se tani e tutje do të jenë më të lehtësuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë