Loading…

18 vjeçarja shqiptare pjesë e politikës belge

  • 15/08/2018 | 21:32

18 vjeçarja shqiptare pjesë e politikës belge

Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimarrje. Tanimë në rradhët e atyre që i futen politikës aty janë edhe të rinjtë.


Klaudia Hajdari ka qenë vetëm 16 vjec kur u zgjodh si ambasadore e një organizate për të rinjtë. Ndërsa në tetor të këtij viti 18-vjecarja është zgjedhur si një nga kandidatet në zgjedhjet lokale në komunën Vilvoorde në Belgjike.

“Në fillim nuk e kisha menduar kurrë të futëm në politikë, por jam ambasadore e në një organizatë për të rinj. Kisha shkuar për projektin tim në Salvador në Amerikën Latine dhe kur u ktheva qyteti im Vilvoorde kishte bërë një konferencë për shtyp për mua . Aty njoha kryebashkiakun e Vilvoorde, dhe kemi mbatur në kontakte. Kur erdhi koha për të bërë listën e pastisë për zgjedhjet vendore më pyeti a ke qejf të futesh edhe ti tek lista e kandidatëve për këshillin bashkiak”, thotë ajo.

Ndër 35 kandidatet ekzistuese si këshilltare e komunës, Klaudia renditet e 14 dhe është e vetmja shqiptare.
“Kam pak emocione se dua ta përfaqësoj mirë Shqipërinë. Edhe komunitetin shqiptar në Belgjikë. Shpresoj, sepse ka edhe shumë konkurrentë të tjerë, kandidatë të tjerë që janë shumë të mirë, janë shumë të fortë, se unë jam akoma e re. Nuk njoh akoma shumë njërëz në Vilvoorde e as ata nuk më njohin mua”, vijon Klaudia.

Ndërkohë që sipas saj një ndër pjesët ku komuniteti në vecanti dhe fëmijët e të rinjtë më shumë kanë nevojë të madhe investimi janë shkollat shqipe, të cilat duhet të shtrihen përtej Brukselit.
“Njëherë dua të ketë shkolla për të gjithë që shqiptarët të kenë mundësi të integrohen. Njerëzit që jetojnë larg nuk kanë mundësi të vijnë deri në Bruksel për ti cuar fëmijët tek shkolla shqipe”, thotë ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë