Gani Tozaj, autori i vrasjes së 33 vjeçarit Ergys Gjioveshaj ka deklaruar se është vetëm bashkëpunëtor në vrasje por jo autori.
Ai tha se natën e ngjarjes ndodhej i ulur në një tavolinë në lokal bashkë me kushëririn me inicialet A.K, 37 vjeç.
“Arma u shkrep nga kushëriri dhe jo nga unë. Kemi qenë në tavolinën ngjitur me Gjioveshaj”, ka dëshmuar ai para policisë.
Policia sqaron se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta duke rrëzuar pistën që u dyshua në fillim ajo hakmarrjes pasi në moshën e adoleshencës, në vitin 2000 Gjioveshaj vrau bashkëmoshatarin e tij në Vlorë.
33-vjeçari u ekzekutua mesnatën e së premtes, në një lokal me muzikë live ku një person i armatosur me pistolete i iu afrua tavolinës ku ndodhej Gjioveshaj dhe qëlloi me breshëri drejt tij.
Si pasojë, 33 vjecari mbeti i vdekur në vend me 6 plumba në pjesë të ndryshme të trupit.
Aksidentalisht mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë që ndodheshin në lokal.