Loading…

199 raste aktive me koronavirus në Kosovë

  • 30/05/2020 | 21:22

199 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Nga 1 mijë e 70 rastet pozitive të konfirmuara me koronavirus që nga 13 marsi deri më sot në Kosovë, vetëm edhe 199 raste vazhdojnë të jenë aktive, shkruan Gazeta Metro.


Edhe pse së fundmi janë regjistruar gjashtë raste të reja pozitive me koronavirus në vendin tonë, 12 të tjerë të infektuar sot janë regjistruar si të shëruar, numër ky që ka shënuar rënie në listën e rasteve aktive me Covid-19.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur nga IKSHPK, rastet pozitive të regjistruara sot vijnë nga komuna e Vushtrrisë dhe e Obiliqit.

“Sot më 30 maj 2020, janë shëruar 12 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 841 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 30 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.855 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.070 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet tutje në njoftimin e Institutit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë