A ja nisët me e sha edhe Ligjin edhe protestën, a po?
Shkruan: Valon A. Syla
A po, për me mbërritë me sha UÇK-në?
E jo në emrin tim. Ata që ishin armiq me 1998/99 sot po riciklohen. Janë të njëjtit, kundër UÇK-së ende, e disa edhe në emër të UÇK-së.
Ata bëhen zëdhënës të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit… pa i pyetur vetë ata a i dojnë, por gjithmonë në interes të vetin, duke i shitur ato si interes të çlirimtarëve në Hagë dhe të UÇK-së.
Ka plot kësi njerëz e parti që kanë projekcione të njëjta si me 1998/99, dalin që i lavdërojnë dhe dalin edhe kundër tyre, në emër të tyre.
Nuk mundesh të jesh kundër Ligjit për Gjykatë Speciale, dhe pro UÇK-së qysh po mundohen me bë koxha disa analista e komentatorë, si ‘Çlirim’ Mehmetaj që deri dje t’i nxirrke sytë për UÇK-në dhe tash e shajnë edhe Ligjin edhe Protestën “Liria ka Emër”, kishe qenka edhe tradhti. Ndoshta po e xhelozon pak Çlirim Hazirin që doli si figurë e dashtun e UÇK-së pas protestave.
Madje kjo arriti deri te Arianit Koci që nga xhelozia që një Zoja u bë Presidente, shkoi këmbë me sabah të Zotit, me tentu me rrëzu në Gjykatë Kushtetuese. Ndoshta pse një katolike e jo ai, u bë Presidente nga një familje në zë argjendari, prej nga vjen edhe zanati i parë i Arianit Kocit.
Kjo është për turp dhe po teprohet manipulimi. Çunu, dilni, shfaqni ambiciet e juaja e na leni neve, UÇK-në rahat, dhe leni rahat sidomos familjet e atyre në Hagë, sepse i keni teshë edhe ata, me patriotizmin tuaj sezonal.
Të tjerët, deri pardje ishin me Vetëvendosje, dhe tash bëhen se janë me UÇK, ishin edhe atëherë kur i thanë Hashim Thaçit “Shko në Hagë”…
Janë edhe disa parti, sikur LDK e PSD e disa të tjera… që po riciklohen në qëndrimet e baballarëve dhe gjyshërve të tyre, sikur me 1998/99 e para kësaj.
Për dijeninë tuaj,
Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi në Hagë i kanë kanalet e tyre dhe pjesëtarët e familjeve që duhet t’i pyesni a është Ligji në rregull, dhe kur e merrni rolin e zëdhënësit. Mos flisni vetëm në emër të disa komandantëve ose lëvizjeve me mjekra. Sepse uniforma dhe mjekra nuk e bëjnë filozofin, as UÇK-në e madje as fetarin, e sidomos zëdhënësin e UÇK-së.
Nuk është më pjesë e folklorantave dhe profiterave të flasim për këto gjëra. Leni familjet dhe platformat zyrtare që merren me këto të flasin, sikur edhe partitë e familjet e UÇK-së.
Më njihni në publik tash e 1 dekadë kur vendosa me dalë publikisht me komentu politikën në mbrojtje të Thaçit, Veselit dhe për vite isha vetëm, deri sa shumica prej jush nuk gjetët vend në VV e as mbështetjen e përkëdheljen e Albin Kurtit dhe vendosët t’i bëheni opozitë atij, pasi që nuk jua rraste hiç. Këtë e mbaj mend më së miri sepse atëherë i shanit të gjithë ata në Hagë ju, e besa edhe mua. Të njëjtën do ta bëni edhe tash.
Sepse e di që po ricikloheni.
Për tjerat, miq të UÇK-së, dhe ju miq të mi, pyetni familjet e Thaçit, Veselit e Krasniqit. Pyetni zyrtarët e PDK-së e AAK-së për qëndrimet e tyre… e mos e leni e mos i pyetni gjithkëndin për UÇK-në…
Protestat ishin fitore e madhe e opozitës e UÇK-së. Dhe kjo po ju dhemb atyre që e gjithë kjo ndodhi pa ata dhe pa kobsuktimin me ta.
Por nuk duhet të ndalemi nga protesta e sidomos nuk kemi çka me i sha tash protestat dhe me i diskreditu ato që sollën sukses, se edhe kishe edhe protestat ja paskan huq si zëdhënësit e vetëshpallur.
Liria jeme ka emër. Dhe Haga nuk merr vendim në emër timin.
Rrnoftë UÇK, besa besë.
Urime fitoren e opozitës.
Vazhdojmë pa u dorëzuar.