Loading…

Arifi direkt: Kurti nuk e ka problem rrenën, por vështirë se do t’i shitet

  • 05/08/2026 | 20:26

Arifi direkt: Kurti nuk e ka problem rrenën, por vështirë se do t’i shitet

Avni Arifi nga Aleanca ka folur për mundësinë e gjetjes së Presidentit nga partitë politike dhe qasjen kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.


Ai i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova tha se Kurti do të përpiqet që përsëri të gjejë fajtorin te partitë e tjera në rast se nuk arrihet marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Sipas Arifit, Kurti nuk e ka problem “rrenën”, por thotë se kësaj radhe do ta ketë problem të bëjë njerëzit t’i besojnë, raporton Klankosova.tv.

“Kosova është bërë vend i çudirave. Propaganda e tij mundet me pas sukses edhe në këtë aspekt. Por e ka problem me rrejt – ai nuk e ka problem me rrejt kështu, por e ka problem me shit këtë rrenë”, deklaroi ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë