Loading…

I njohuri i aferës ‘Pronto’ – Bahri Hyseni zgjedhet Zëvendëskryeprokuror i Shtetit

  • 02/09/2026 | 17:28

I njohuri i aferës ‘Pronto’ – Bahri Hyseni zgjedhet Zëvendëskryeprokuror i Shtetit

Bahri Hyseni të mërkurën e 2 shtatorit është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, transmeton Gazeta Metro.


Prokurori Hyseni do të ushtrojë mandat katërvjeçar, me mundësi rizgjedhjeje.

“Anëtarët e Këshillit Prokurorial zgjedhën prokurorin z.Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, u tha në njoftimin e KPK’së.

Hyseni ndryshe ishte njëri prej personazheve kryesore të aferës “Pronto”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë