Akademiku i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, me kritika të shumta për opozitën që sipas tij e çuan vendin në zgjedhje, iu ka bërë thirrje mërgatës të regjistrohen për votim, transmeton Gazeta Metro.
Ai tha se partitë opozitare së bashku me listën serbe u bënë bashkë, që të mos zgjidhej presidenti.
Ai tutje iu lut diasporës të regjistrohen, duke i njoftuar mbi afatet.
“Nga sot deri më 17 maj është afati për t’u regjistruar, e pastaj për të votuar. Të gjithë ata që mendojnë që nuk keni të drejtë të votoni e kanë gabim”, tha ai në një video shpërndarë në Facebook./gazetametro.net