Loading…

Kurti kërkon kohë, Osmani e Abdixhiku s’flasin për media e Zemaj optimist – Gjasë se ka ujdi mes dy partive?

  • 06/08/2026 | 13:00

Kurti kërkon kohë, Osmani e Abdixhiku s’flasin për media e Zemaj optimist  – Gjasë se ka ujdi mes dy partive?

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës që u thirr për vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues që është 7 gushti u shtye për një herë tjetër, shkruan Gazeta Metro.


Në seancën e udhëhequr nga Avni Dehari u betuan të zgjedhurit e popullit në zgjedhjet e 7 qershorit.

Nis seanca e Kuvendit: E kryeson Dehari që sërish e quan ‘konstitutive’

Të zgjedhurit e popullit betohen për deputetë të legjislaturës së 11 të Kuvendit të Kosovës

Me kërkesë të tashmë deputetit që u betua nga partia më e madhe, VV, Albin Kurti, për kohë shtesë për “bisedime” për Presidentin, kryesuesi i seancës, Dehari, shtyri seancën konstituive.

Pas fjalës së Kurtit që zyrtarisht tashmë mban dy pozita, atë të deputetit dhe të kryeministrit në detyrë, e që është jokushtetuese, Dehari njoftoj për shtyrje të seancës.

Pas kësaj, deputetë të partive të tjera shprehën kundërshtitë për këtë veprim, ndërsa kreu i PDK’së Bedri Hamza pasi doli nga salla e quajti këtë “sjellje të papërgjegjshme”, duke thënë se nuk do të takohet më me Kurtin.

Por, një gjë të tillë s’e bëri edhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe bartësja e listës në zgjedhjet e fundit, deputetja e zgedhur Vjosa Osmani.

Ata s’u ndalën për gazetarët, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një marrëveshje të mundshme.

Kurti e Abdixhiku në dy ditët e fundit u takuan dy herë me takime mbi njëorëshe, me qëndrime të “përafërta e optimiste”, por pa rezultate konkrete dhe marrëveshje politike.

Ndërkohë, deputeti i zgjedhur i LDK’së, Armend Zemaj, tha se ende ekziston mundësia që gjatë ditës të ketë zhvillime pozitive në diskutimet mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e presidentit.

Zemaj u deklarua pasi seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre pas kërkesës së kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për kohë shtesë për vazhdimin e bisedimeve politike.

“Shpresoj dhe besoj që brenda ditës së sotme mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive, por mbetet të shohim ka ose nuk ka”, tha Zemaj para mediave.

Ai bëri të ditur se LDK-ja nuk ishte informuar paraprakisht për kërkesën e Kurtit për shtyrjen e seancës, ndërsa ka kritikuar qasjen e tij në këtë proces.

Tutje, Zemaj theksoi se tejkalimi i afateve kushtetuese mund të sjellë pasoja për funksionimin institucional të vendit.

“Ishte i pritshëm propzoimi i emrit sepse nuk ka debat në seancën konstituive, por ky është Albin Kurti, ai di edhe të debatoj, edhe të hapë fushatë elektorale, edhe të kërkojë kohë shtesë duke menduar se është një dhe i vetmi mbi Kushtetutën dhe mbi vullnetin politik. Çdo shtyrje e afatit kushtetues na futë në krizë kushtetuese”, deklaroi ai./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë