Loading…

PDK për Presidentin: E konsiderojmë të përmbyllur kontributin tonë, fajin e ka pushteti

  • 20/04/2026 | 20:13

PDK për Presidentin: E konsiderojmë të përmbyllur kontributin tonë, fajin e ka pushteti

Partia Demokratike e Kosovës njoftoi se nuk do të marrë më pjesë në bisedimet për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke e konsideruar këtë kapitull të mbyllur, transmeton Gazeta Metro.


Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, partia e Bedri Hamzës doli me qëndrimin se përpjekjet e tyre për një kandidat konsensual u injoruan nga qeveria aktuale.

“Këshilli Drejtues vlerëson se PDK ka dëshmuar gatishmëri të plotë për të kontribuar në zgjedhjen e Presidentit të ri dhe në zhbllokimin e situatës, duke mbështetur mundësinë e një kandidati konsensual, pa asnjë kushtëzim apo kërkesë për përfshirje në bashkëqeverisje. Megjithatë, përkundër kësaj qasjeje konstruktive, mungesa e vullnetit politik dhe seriozitetit institucional nga ana e pushtetit aktual po e pamundëson përsëri zgjedhjen e Presidentit të ri. Rrjedhimisht, PDK e konsideron kontributin e saj në këtë proces të përmbyllur”, thuhet në njoftim.

Përveç ngërçit politik, PDK ngriti alarmin edhe për xhepat e qytetarëve, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga shteti. Këshilli Drejtues shprehu shqetësimin “për përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesës, që po rëndon qytetarët, duke kërkuar masa urgjente dhe konkrete për mbështetje ekonomike”.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për procesin në Hagë, ku PDK kërkon drejtësi për liderët e UÇK-së, si dhe për organizimin e brendshëm. Partia konfirmoi se zgjedhjet e brendshme do të mbahen gjatë vitit 2026, “me qëllim forcimin e demokracisë së brendshme dhe krijimin e një alternative të re qeverisëse”./gazetametro.net

‘S’bëjmë pazare’, Hamza: Kurti na e ofroi Kryetarin e Kuvendit në këmbim të votës për Presidentin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë