Loading…

Prokuroria e kujdesshme për rastin e Aliut: Se shkaku i fazës së procedurës nuk mund të ndajnë shumë informacione

  • 05/08/2026 | 16:25

Prokuroria e kujdesshme për rastin e Aliut: Se shkaku i fazës së procedurës nuk mund të ndajnë shumë informacione

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për Gazetën Metro për rastin e intervistimit të ish-ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.


Aliu u intervistua për disa orë në kuadër të veprimeve hetimore, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se i pandehuri L.A., është intervistuar në kuadër të veprimeve hetimore, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Për shkak të fazës së procedurës nuk mund të ndajmë më shumë informacione. Ju faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunimin.”, thotë për Metron Nora Luta nga Prokuroria.

Pas përfundimit të intervistimit, Aliu nuk dha detaje lidhur me arsyen e ftesës nga organet e drejtësisë, por u shpreh se ishte e rëndësishme për të që të kishte mundësinë të jepte sqarimet e tij. Ai tha se gjatë gjithë kohës ka zgjedhur të mos reagojë publikisht ndaj akuzave dhe pretendimeve që janë bërë në adresë të tij gjatë periudhës sa ka drejtuar ministrinë./gazetametro.net

U intervistua rreth katër orë nga Specialja si i dyshuar për keqpërdorim të miliona eurove, Aliu: Ndihem i lehtësuar

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë