Petrit Selimi, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, ka goditur direkt kreun e Qeverisë, Albin Kurti, për vizitën e njoftuar nga Dejona Mihali, për mbledhjen në Londër, shkruan Gazeta Metro.
Selimi në një status në X ka tallur direkt vizitën duke e quajtur vizitë “zyrtare” për mobilizim partiak në diasporë.
Sipas tij, do të kemi edhe 100 vizita të tilla me burime shtetërore por për nevojat personale të VV’së.
“Nuk jemi në sezonin e udhëtimeve para-zgjedhore dhe “zyrtare” me para publike që në fakt fokusohen në mobilizim partiak në diasporë. Do të kemi të paktën 50 deri në 100 vizita nga Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe ministrat deri më 7 qershor, me burime shtetërore, por për nevojat e LVV-së”, shkroi ai./gazetametro.net
Ja nisi sezoni para-elektoral i udhetimeve “zyrtare” me para publike që fokus real e kanë mobilizimin partiak në diasporë. Do t’i kemi minimum 50 deri 100 vizita të KM, ZvKM e ministrave deri me 7 qershor, me resurse të shtetit ama për nevoja të VV. https://t.co/MQEsd3szhS
— Petrit Selimi (@Petrit) April 9, 2026
‘Baçica’ e VV’së ia ‘gatuan’ terrenin Kurtit, tregon se çka do të flitet në Londër