Loading…
2 javë pas uraganit Dorian: 2500 persona të zhdukur dhe 50 të vdekur
  • 12/09/2019 | 18:00

2 javë pas uraganit Dorian: 2500 persona të zhdukur dhe 50 të vdekur

Rreth 2.500 njerëz vlerësohen si të zhdukur në Bahamas pasi Uragani Dorian pushtoi bregdetin gati dy javë më parë, tha qeveria. Dorian shembi shtëpitë duke vrarë të paktën 50 njerëz, thanë zyrtarët. Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi ekuipazhet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke kërkuar nëpër rrënojat në ishujt Grand Bahama dhe Abaco, transmeton Gazeta Metro.


Carl Smith nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave në Bahamas, u kërkoi njerëzve që të vazhdojnë të paraqesin personat e zhdukur përmes linjës telefonike ose të vizitojnë zyrën e shërbimeve sociale, e cila po merret me regjistrin e personave të zhdukur.

Uragani Dorian u cilësua si uragani i Kategoria 5 – uragani më i fortë ndonjëherë që ka goditur Bahamas.

Numri zyrtar i vdekjes në Bahamas tani është 50, tha policia, megjithëse numri  pritet të rritet.

Kryeministri Bahamian Hubert Minnis tha se qeveria po punon për të ngritur banesa të përkohshme për ata që humbën shtëpitë e tyre, duke shtuar se ai vizitoi strehimore në Neë Providence që po ofrojnë strehim të përkohshëm për të evakuuarit nga Abaco dhe Grand Bahama./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë