Loading…

2 mijë e 324 vaksina Anti-COVID administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • 30/12/2021 | 15:28

2 mijë e 324 vaksina Anti-COVID administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se ka administruar plotë 2 mijë e 324 vaksina në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Metro.


Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Kujtojmë se së fundmi në Kosovë është paraqitur edhe varianti i ri i COVID’19.

Këtu keni postimin e plotë:

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës. Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. / gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë