Loading…

2 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë, 55 me oksigjeno-terapi

  • 08/07/2020 | 12:13

2 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë, 55 me oksigjeno-terapi

Dy persona të infektuar me koronavirus, të cilët po marrin trajtim në QKUK, vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Gazeta Metro.


Siç bëhet e ditur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 107 pacientë të prekur me Covid-19, ndërsa 55 prej tyre janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Njoftimi i plotë:

“Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 08/07/2020, gjinden të hospitalizuar 107 raste.

Gjithsej 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste; 2 rastet janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Dje me datën 07/07/2020 janë lëshuar nga Klinika Infektive 7 pacientë”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë