Një ngjarje shumë interesante ka mahnitur qytetarët në një rrugë të Kinës, ku 20.00 rosa kanë ndërprerë qarkullimin e automjeteve duke kaluar me të drejtë nëpër zebra, transmeton gazetametro.net.
Një video të postuar në internet sjellë këtë moment shumë interesant për të kalimtarët e rastit atje. Brenda dy minutave ato kanë kaluar rrugën duke e ndërprerë çdo lëvizje tjetër andej. Ato ecnin aq shpejtë saqë i pamundësuan një gruaje të fotografonte me telefonin e saj.
“Si është e mundur që një rosë mund të kalojë një rrugë më shpejt sesa kjo grua të shkrepë një fotografi”, komentoi një shikues aty.
Ndërsa një tjetër me humor tha: “Ato nuk janë rosa, kjo turmë është Ushtria e Koresë së Veriut”. /gazetametro.net