Loading…

20-vjeçari tenton ta dhunojë një grua afër një banese në Prizren, disa fëmijë e shohin dhe bërtasin, ai ikë

  • 29/06/2022 | 07:47

20-vjeçari tenton ta dhunojë një grua afër një banese në Prizren, disa fëmijë e shohin dhe bërtasin, ai ikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:45 në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prizren, ku një i ri ka tentuar të dhunojë seksualisht një 25-vjeçare.


Sinjali mëson se 25-vjeçarja është dërguar në spital, ndërsa 20-vjeçari është ndaluar nga disa banorë të cilët e kanë parë se është person i dyshimtë.

Pas ekzaminimeve mjekësore, gruaja është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur teksa po kthehej në banesën e saj, ku aty afër ishte sulmuar nga 20-vjeçari i cili kishte tentuar ta dhunojë seksualisht.

Për fatin e saj, aty afër kanë qenë disa fëmijë që po luanin, të cilët me të parë se çfarë po ndodhte kanë filluar të bërtasin, duke bërë kështu që 25-vjeçarja t’i shmanget sulmit dhe gjatë tentativës për të ikur, ia ka këputur varësen që kishte në qafë i dyshuari.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Sulm seksual’ dhe vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë