Loading…

20 vjeçarit i sekuestrohet një armë në Mitrovicë

  • 10/11/2021 | 09:03

20 vjeçarit i sekuestrohet një armë në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë ka sekuestruar një armë në orët e mbrëmjes së datës 9 nëntor 2021, duke realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore.

Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Kqiq të Mitrovicës, me ç’rast në shtëpinë e të dyshuarit A. Sh., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur dhe është sekuestruar një armë e gjatë AK 47 dhe 14 fishek.

Arma dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë