Loading…

20 vjeçarja maskohet si fantazmë për shaka, fqinji trembet dhe vret atë

  • 22/10/2021 | 19:47

20 vjeçarja maskohet si fantazmë për shaka, fqinji trembet dhe vret atë

Një vajzë meksikane është vrarë për shkak të një shakaje. Viktima po shëtiste në rrugë e maskuar si një fantazmë, kur u qëllua me armë zjarri. Ngjarja është filmuar nga një kalimtar, i cili ka hedhur më pas videon në rrjetë sociale.


Policia vendore që po heton, nuk ka dhënë detaje për identitetin e viktimës, përveç moshës së saj, 20 vjeç.

Viktima po ecte në një lagje në jug të vendit, e veshur me një fustan dhe vello të bardhë. Përpjekja e saj ishte të ngjante sa më shumë me një personazh të frikshëm, të filmit horror latino-amerikan: “La Llorona”.

Një fantazmë që thuhet se shëtit pa gjetur paqe dhe duke qarë sepse fëmijët e saj kanë vdekur. Sipas folklorit, kjo figurë tmerruese është e dënuar që të shëtisë e dëshpëruar nëpër botë, pasi fajësohet se ka mbytur dy fëmijët e saj  në një moment zemërimi, pasi bashkëshorti e tradhton me një grua tjetër.

Me atë veshje, vajza dëshironte të trembte banorët e lagjes dhe për të bërë akoma më reale shakanë e saj ajo bërtiste vazhdimisht, duke kërkuar fëmijët e saj. Në fund ajo u vra nga një banor i frikësuar nga kjo pamje, e që më pas u arratis në panik e sipër.

Forcat e rendit uk kanë arrestuar ende asnjë person por konfirmojnë se hetimet vazhdojnë në një kohë që filmi është bërë viral në rrjete sociale. Tragjedia ndodh në një moment në të cilin mijëra meksikanë përgatiten për të festuar ditën tradicionale të të vdekurve dhe ‘Halloween’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë