Loading…
20 vjet pas: Prapaskenat e marrëveshjes së Rambujesë
  • 15/03/2019 | 17:57

20 vjet pas: Prapaskenat e marrëveshjes së Rambujesë

20 vjet pas marrëveshjes së Rambujesë Adnan Merovci , i cili ka publikuar librin për Kështjellën e (Mos)marrëveshjes, ka treguar për prapaskenat e kësaj marrëveshjeje ka thënë se nga ajo që ka dalë nga aty, del se delegacioni jonë e ka kryer punën briliante, trasnmeton Gazeta Metro.


Adnan Merovci, i ftuar në emisionin Frontal në T7, ka treguar për prapaskenat e Rambujesë, ka thënë se kjo marrëveshje ka qenë një xhuboks i madh ku kanë lëvizur forca të mëdha.

“Nëse maten sendet me rezultat, nga ajo që ka dalë nga aty, del se delegacioni jonë e ka kryer punën briliante”, ka thënë Merovci.

Ai ka thënë se Edita Tahiri si pjesëtare e delegacionit, ka qenë një punëtore briliate.

“Me m’pas pyet sot për Editën kështu nuk kisha folë, por ajo ka qenë një motor  i delegacionit, ka qenë punëtore briliante”, ka thënë Merovci.

Merovci ka treguar për kërcënimin që ia ka bërë Jakup Kransiqi Ibrahim Rugovës kur kanë shkuar në Paris për të arritur marrëveshjen, në konferencën e Rambujesë.

Fjala ishte të propozimi i emrave për formimin e qeverisë së përkohshme, ka treguar Merovci.

“Kur erdhën në Paris, grupi i UÇK’së, Jakup Kranisniqi ishte aty, insistojke me u formu qeveria e përkohshme, me u caktu emrat. Rugova i thojkë mos u ngut se kem kohë kur të kthehemi atje e bëjmë”, tha Merovci.

“Jakupi aty i ka diçka, edhe masnej unë i thash qe e ka cenu sigurinë e kryetarit, sepse unë isha përgjegjës për sigurinë e tij”, tha Merovci./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë