Loading…

200 nxënës në Krujë, mësojnë në këto kushte të rënda (Foto)

  • 26/01/2017 | 22:38

200 nxënës në Krujë, mësojnë në këto kushte të rënda (Foto)

Mure të çarë e më lagështirë sheh në gjithë godinën, në të cilën mësojnë dhe kalojnë një pjesë të mirë të ditës nxënësit në fshatin Kurcaj të Krujës.


Shkolla 9-vjeçare “Vesel Brama” është në gjendje kaq të amortizuar thonë drejtuesit e saj sa jo vetëm mësim normal s’mund të bëhet, por në rrezik është dhe jeta e fëmijëve, për shkak të çarjeve të shumta në mure dhe tavan.

Drejtuesit e shkollës kanë vënë në dijeni dhe autoritetet për këtë gjendje.

Shkolla u rikonstruktua totalisht në vitin 2000, por gjendja e saj u bë më keq se më parë.

Sikur mos mjaftonte kjo një tjetër rrezik për të vegjlit është dhe rruga që kalon ngjitur me shkollën, nga e cila ka rrëshqitje të vazhdueshme gurësh dhe dherash, veçanërisht në mot me reshje.
Në këtë shkolle 9-vjeçare mësojnë 200 nxënës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë