Loading…

2016-a, klimë e rëndë për të bërë gazetari

  • 17/12/2016 | 11:51

2016-a, klimë e rëndë për të bërë gazetari

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka paraqitur sot raportin hulumtues të gjendjes së mediave në vend, përmes një konference për media.


Të gjeturat e këtij raporti tregojnë për përkeqësim ekonomik të pozitës së gazetarëve, censura dhe vetë-censura, qasje e vogël në dokumente publike, kërcënime dhe sulme fizike ndaj gazetarëve dhe profesionistëve tjerë medialë, gjyqësor dhe prokurori joefikase në trajtimin e rasteve të kërcënimeve, probleme në transmetuesin publik e shumë të tjera.

Në konferencë për media ka folur i pari i Asociacionit, Shkëlqim Hysenaj. Ai ka thënë se organizata që drejton ka qenë me aktive në mbrojtje të gazetarëve, por edhe bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare.

“Gjatë vitit ka pasur shumë sfida për gazetarë që janë ballafaquar me jotransparencë, por gjykatat nuk kanë ecur shpejt në rastet e gazetarëve”, ka thënë Hysenaj, përcjell koha.net. “Ne si Asociacion në partneritet me organizata ndërkombëtare, sot po rezulton me këtë raport që ka publikuar gjetjet dhe rekomandimet që do t’i adresohen institucioneve. Klimë e rëndë për të bërë gazetari, si për gazetarë ashtu edhe për medie”, ka thënë ai.

Petrit Çollaku, ka treguar se në ky hulumtim është bazuar në mbrojtjen ligjore të lirive të mediave dhe gazetarëve, në pozicionin e gazetarëve, etikën dhe nivelin censurës, si dhe në sigurinë e gazetarëve.

“Legjislacioni vendor ofron garanci për punën e mediave dhe gazetarëve, por zbatimi është i dobët. Ligji civil kundër shpifjes dhe fyerjes është ende i patestuar”,ka thënë ai, teksa ka folur edhe për dy raste të presionit për zbulimin e burimeve përkundër Ligji për mbrojtjen e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë