Loading…

21 njerëzit më të pasur në Europë, a është ndonjë shqiptar

  • 06/12/2016 | 16:58

21 njerëzit më të pasur në Europë, a është ndonjë shqiptar

Busieness Insider ka bërë një listë me 21 personat më të pasur në Europë. Ajo që do të na interesonte më shumë, është nëse në mesin e kësaj liste është edhe ndonjë shqiptar.


Edhe pse viteve të fundit kemi edhe biznesmenë shqiptarë që kanë krijuar pasuri multimilionëshe, siç është rasti i Behgjet Pacollit në Kosovë, Zamir Manes në Shqipëri, e Lazim Destani në Maqedoni, asnjëri prej tyre nuk ndodhet në këtë listë, transmeton gazetametro.net.

Busieness Insider shkruan se stabiliteti politik është i rëndësishëm për botën e njerëzve të pasur, çka do të thotë se ky është kohë interesante për t`u bërë i pasur në Europë.

Derisa Britania vazhdon me Brexit-in, Italia u përballë me dorëheqjen e kryeministrit të saj liberal, dhe Franca flirton me zgjedhjen e ekstremistes së djathtë Marine Le Pen si presidente, duket se vala e popullizimit po e përshinë kontinentin.

Elita e pasanikëve të Europës po brengoset: stabiliteti politik dhe regjimi bujar i tatimeve rrallë janë shenjë dalluese e qeverive populliste, gjithashtu ekziston frika se Brexit do t`i përzë pasanikët më të mëdhenjë të shtetit.

Busienss Insider ka bërë një vështrim se kush merr pjesë në Listë e pasanikëve të vitit të Sunday Times-it – të zgjedhur nga ata që kanë jetuar ose ishin të lindur në Europë, është e mundur që vitin e ardhshëm kjo listë të ndryshoj shumë.

Të hedhim një sy:

  1. Dieter Schwarz dhe familja1

Neto pasuria: 12.0 miliardë funta

Mosha: 77

Si pronar i Schwarz Gruppe, Dieter Schwarz e udhëheq buxhetin e zinxhirit të supermarketeve Lidl dhe zinxhirin gjerman të hipermaketeve Kaufland, dhe është një nga njerëzve më të pasur në Gjermani.

  1. Krisrten, Finn dhe Jorn Rausing1

Neto pasuria 12.9 miliardë funta

Këta janë gjenerata e tretë e trashëgimtarëve të pasurisë së Tetra Pak paketimeve. Qarkullimi vjetor i kompanisë është 11.3 miliard funta, dhe i ka mbi 30.000 punëtorë.

  1. Leonardo Del Vecchio1

Neto pasuria: 12.9 miliardë funta

Mosha: 81

Biznesmeni italian Bel Vecchio është themelues dhe kryetar i Luxottica Group, i cili është prodhues më i madh botëror i syzeve dhe i thjerrëzave. Grupi ka mbi 75.000 të punësuar dhe mbi 7.000 dyqane në gjithë botën.

  1. Sri dhe Gopi Hinduja1

Neto pasuria: 13.0 miliardë funta

Dyshja i cili banon në Britani të Madhe, janë gjysma e të ashtuquajturës “Fantastic Four” (Katërshe fantastike), një grup i vllezërve dhe motrave të cilët e udhëheqin një kompani konglomerate Hinduja Group, i cili është i vendosur në Londër. Firma është pronare e prodhuesit indian të automjeteve Ashok Leyland.

  1. David dhe Simon Reuben1

Neto pasuria: 13.1 miliardë

David dhe Simon Reuben janë biznesmenë dhe filantropë britanikë. Vllezërit janë lindur në Indi, dhe pasurin e tyre e krijuan me tregëti me metale dhe me prona.

  1. Gerog dhe Maria-Elisabeth Schaeffler dhe familja1

Neto pasuria: 14.1 miliardë funta

Mosha: 52 dhe 75

Georg Schaeffler posedon 80 përqind të kompanisë së prodhimeve industriale, Schaeffler Group, derisa nëna e tij posedon 20 përqind tjerë. Kompania prodhon elemente të kushinetave cilindrike për automjete, aeroplanë dhe për shfytëzim industrial.

  1. Giovanni Ferrero dhe familja1

Neto pasuria: 15.1 miliardë funta

Giovanni Ferrero ka udhëheq kompaninë konditore Ferrero SpA më shumë e njohur për shpërndarjen e Nuttela çoklatave dhe çokolatave të veta Ferrero Rocher deri në vdekjen e vëllaut të tij Pietro Ferrero në vitin 2011.

  1. Alain dhe Gerard Wertheimer1

Neto pasuria: 16.4 miliardë funta

Mosha: 68 dhe 66

Vllezërit e udhëheqin House od Chanel, marka më e famshme në botë e modës. Biznesi arriti në familje pasiqë gjyshi i tyre, Pierre Wertheimer, u bë partner në fillim të biznesit me Gabrielle Bohheur Chanel, themeluesin e shtëpisë. Më 2015 mbretëresha Elizabeth është fotografuar duke e prezantuar Dyshjan me një trofe pasi që kali racor i tyre fitoi në garën Elizabeth II Stakes Race në Ascot.

  1. Familja Mulliez1

Neto pasuria: 16.6 miliardë funta

Familja Mulliez nxjerr pasurinë e tyre nga Arnaud Group, një grup francez ndërkombëtar i shitjes me pakicë dhe korporatë me bazë në Croix, Francë, të themeluar nga Gerard (në fotografi). Grupi ka afër 270.000 puntorë në 15 vende të botës.

  1. Geroge Soros1

Neto pasuria: 17.1 miliardë funta

Mosha: 86

George Soros është i lindur në Hungari dhe menaxher amerikan i fondeve, filantrop dhe donator kryesor politik. Ai është i njohur si “Njeriu i cili theu bankën e Anglisë” për shkak të shitjes së tij të shkurtër të 10 miliardë dollarëve në funta britaneze në vitin 1992 në të mërkurën e zezë të krizës së valutës.

  1. Axel Dumas1

Neto pasuria: 17.3 miliardë funta

Mosha: 46

Dumas e kontrollon shtëpinë e modës Hermes Intrenacional që nga viti 2013. Familja Dumas ka pjesëmarrje në 70 përqind në kompaninë miliardëshe.

  1. Familja Oeri / Hoffmann1

Neto pasuria: 18.4 miliardë funta

Klani Oeri-Hoffmann përbëhet nga pasardhësit e themeluesit të gjigantit zviceran farmaceutik Roche. Ata vazhdojnë t`i mbajnë aksionet kontrolluese në firmë, pavarësisht mungesës së roleve operative.

  1. Familja Henkel1

Neto pasuria: 18.7 miliardë funta

Familja Henkel udhëheq një konglomeratë me emër të njejtë e cila prodhon prodhimet duke përfshirë deterxhentin e larjes Persil. E themeluar në vitin 1876, kompania është me sili në Dusseldorf, Gjemani.

  1. Stefan Presson, Lottie Tham dhe familja1

Pasuria neto: 21.7 miliardë funta

Mosha 69 dhe 67

Vllezërit dhe motrat suedeze janë pronarë të një pjese të H&M firme të modës, të cilën e themeloi babai i tyre. Persson është kryetar dhe Drejtor ekzekutiv, derisa Tham posedon 5 përqind të akcioneve.

  1. Bernard Arnault1

Neto pasuria: 23.6 miliardë funta

Mosha: 67

Bernard Jean Etienne Arnault është shefi ekzekutiv i firmës së mallrave luksoze, kompanisë së ambrellave duke përfshirë edhe shtëpinë e modës Louis Vuitton dhe shtëpinë e shampanjës Moet&Chandon. Ai është një nga njerëzit më të pasur në Francë.

  1. Liliane Bettencourt1

Neto pasuria: 25.0 miliardë funta

Mosha: 94

Bettencourt është “dama e madhe” e L`Oreal. Bettencourt dhe fëmijët e saj posedojnë 33 përqind të kompanisë kozmetike. Ajo është e sëmurë nga çmenduria, që do të thotë se fëmijët e saj e udhëheqin punët e biznesit të saj.

  1. Stefan Quandt dhe Susanne Klatten1

Neto pasuria: 25.4 miliardë funta

Mosha: 50 dhe 54

Dysha të cilit i ka ra në dorë pasuria e BMW. Babai i tyre Herbert Quandt, një industrialist i cil e ktheu BMW-në në gjigant industrial.

  1. Sergey Brin1

Neto pasuria: 26.1 miliardë funta

Mosha: 43

Shkencëtar i kompjuterave, sovjetik i lindur, Brin është bashkëpronarë i Google. Ai është kryetar i firmës mëmë të Google, Alphabet Inc., dhe njeriu i 12 më i pasuri në  botë.

  1. Karl Albercht Jr, Beate Heiser dhe familja1

Neto pasuria: 27.1 miliardë funta

Dyshja janë fëmijët – dhe trashëgimtarë të fatit të Karl Albrecht, i cili bashkë-themeloi zinxhirin e supermarkëve diksont Aldi me vëllain e tij. Albrecht, i cili u nda nga jeta në vitin 2014, bazuar suksesin e zinxhirit të supermarketeve të tij me jo shumë strategji të ngjashme me ate të Wal-Mart në Amerikë, dhe tani ka mbi 10,000 dyqane në 18 vende.

  1. Infgvar Kamprad dhe familja1

Neto pasuria: 38.3 miliardë funta

Mosha: 90

Kamprad i lindur në Suedi e themeloi kompaninë botërore të mobiljeve IKEA. Ai e ka përqafuar virtyet e kursimit, thjeshtësisë dhe entuziazmit në 1976 në manifestin e quajtur “A Testament of a Furniture Dealer” (Testamenti i tregtarit të mobiljeve).

  1. Amancio Ortega1

Neto pasuria: 50.2 miliardë

Armancio Ortega është një biznesmen manjat spanjoll i cili e themeloi grupin e modës Inditex. Grupi më mirë është i njohur si zinxhiri Zara fashion. Ai është personi i dytë më i pasur në botë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë