Loading…

214 raste aktive me koronavirus në Kosovë

  • 23/05/2020 | 08:10

214 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Deri më sot në Kosovë kanë rezultuar 1025 raste pozitive me koronavirus, ku 782 prej tyre janë shëruar nga ky virus, ndërsa 214 janë aktivë, shkruan Gazeta Metro.


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se dje në në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga testimi i këtyre mostrave, pozitive kanë rezultuar 21 prej tyre.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:16 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

IKSHP’ja dje ka njoftuar edhe për shërimin e 10 pacientëve.

“Sot më 22 maj 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë