Grupi Nismetarë për themelimin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar për Belgjikë i përbër nga aktivistë të dalluar, pas një veprimtarie intensive gjashtë mujore arritën të senzibilizojnë komunitetin Shqiptar të Belgjikës duke prezantuar platformën e përgjithshme të Lobit për bashkimin e Mërgatës Shqiptare anë e mbarë botën.
Ata konsiderojnë se janë krijuar kushtet e nevojshme për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme për themelimin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar për Belgjikë.
Lobit Euro-Atlantik Shqiptar fton komunitetin Shqiptar në Belgjikë, përfaqësues të Ambasadës Shqiptare dhe asaj të Kosovës si dhe të gjitha shoqatet që veprojnë në Belgjikë, që të marrin pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme për themelimin e Lobit Euoro-Atlantik Shqiptar për Belgjikë, thuhet në njoftim.
Më tutje ata theksojnë se, prania e gjithë përfaqësuesve të komunitetit shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë, nderon punën e tyre të përbashkët për të themeluar organizatën e cila synon të jetë rruga e së ardhmës për bashkimin e Mërgatës Shqiptare, duke plotësuar vullnetin e Rilindasve tanë për t’u bashkuar në frymën kombëtare.
Asamblea e Përgjithshme për themelimin e degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar për Belgjikë, do të mbahet me 05 nëntor 2016, në Adresën: Rue Defacqz 1, 1000 Bruxelles, në ora 18:00.
Kontakti : 0474.435.238 ose 0483.405.365, E-mail : lobishqiptare- [email protected] ose , [email protected].
Grupi nismëtar për themelimin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar për Belgjikë. Kordinator : Muhamet Belaj, anëtarë : Adnan Rexhepi, Skender Musliu dhe Beqir Vuçetaj./ Gazetametro/