Shkeljet e autoriteteve kontraktuese që i konstaton Organi Shqyrtues i Prokurimit nuk prodhojnë asnjë efekt për institucionet që blejnë përmes procedurave të tenderimit.
Kjo, meqë institucionet publike vendimet e OSHP-së nuk i konsiderojnë të plotfuqishme, ani se Ligji i prokurimit i detyron që t’i zbatojnë ato.
Kësisoj, edhe mbi 200 mijë euro gjoba të shqiptuara nga OSHP-ja nuk po arkëtohen për shkak se Ministria e Financave nuk i njeh vendimet e këtij institucioni, shkruan sot Koha Ditore.