Loading…

22 vjeçari kosovar vjedhë 80 mijë euro në Francë, i blen shtëpi dhe veturë babait në Kosovë

  • 06/05/2021 | 10:19

22 vjeçari kosovar vjedhë 80 mijë euro në Francë, i blen shtëpi dhe veturë babait në Kosovë

Një 22 vjeçar kosovar që jeton në Strasburg të Francës është arrestuar pasi kishte vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte, shkruan Gazeta Metro.


I riu kosovar punote në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë që ka vjedhur i ka blerë babait të tij në Kosovë shtëpi dhe veturë.

22 vjeçari fillimisht kishte nisur punën si praktikant, para se të punësohej me kontratë. Për tri vjet me radhë, i riu që dyshohet të jetë nga Kosova, ka vjedhur mbi 80,000 euro pa dijeninë e shefit të tij. Vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave të gatshme, duke bërë më pas rimbursime false.

Pas intervistimit nga prokurori djali dhe babai, të cilët u ndaluan për mashtrim dhe pastrim parash, pranuan veprën penale./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë