Loading…

22 vjeçari shkel me veturë 56 vjeçarin në Vushtrri

  • 30/09/2021 | 23:52

22 vjeçari shkel me veturë 56 vjeçarin në Vushtrri

Sonte, rreth orës 20:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, gjegjësisht në segmentin rrugor Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.


Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore që ka goditur këmbësorin-viktimën E. Xh., 56 vjeçar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara është raportuar se në ora 22:00 në QKUK- ka ndërruar jetë.

Nga hetimet e para të Policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.
Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit E. M., 22 vjeç, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit, thuhet në komunukatën e policisë për media.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë