Loading…

23 mijë e 641 raste dhe 307 viktima nga Covid-19 në Itali

  • 06/03/2021 | 20:51

23 mijë e 641 raste dhe 307 viktima nga Covid-19 në Itali

Ekziston një shqetësim i madh përsa i përket evolucionit të pandemisë, që kërkon rritjen e masave në të gjithë territorin kombëtar dhe zvogëlimin e ndërveprimeve fizike dhe lëvizshmërisë, vlerësoi sot Komiteti Teknik Shkencor në një procesverbal për pandeminë COVID-19.

Në Itali u regjistruan 23 641 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, që e çojnë totalin e tyre, që nga fillimi i urgjencës, në 3 046 762.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë raportojnë edhe për 307 viktima shtesë, për një total prej 99 578 vdekjesh.

Shkalla e pozitivitetit është 6,6%, e rritur me +0,3% që nga dje.

Aktualisht, ka 2 571 pacientë në kujdes intensiv për Covid në Itali, +46 më shumë se një ditë më parë, në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.

Pranimet ditore në reanimacion, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 214-

Në pavijonet e zakonshme Covid ka 20 701 pacientë, me një rritje prej 327 njësish krahasuar me dje. /ATSH-ANSA/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë