Loading…

23 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës: Ky është dokumentari që tregon për tmerrin që kaluan të burgosurit aty

  • 19/05/2022 | 20:46

23 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës: Ky është dokumentari që tregon për tmerrin që kaluan të burgosurit aty

Janë bërë 23 vjet nga momenti më famëkeq për 160 të burgosurit në Burgun e Dubravës, të cilët u vranë nga ushtria serbe, transmeton Gazeta Metro.


23 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Kjo masakër është është kryer  prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Duke menduar se aty gjendej një nga caqet e ushtrisë serbe, forcat ajrore të NATO’s filluan bombardimet mbi pavijonet, të cilat në fakt kishin të burgosur shqiptarë.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Për këtë masakër është realizuar edhe një dokumentar që tregon tmerrin që kanë kaluar ish-të burgosurit në këtë masakër. /gazetametro.net

VIDEO KËTU.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë