Loading…
24 vjeçarja nga Prishtina kërkon ndihmë të kthehet nga Siria: Këtu është tmerr i gjallë, nuk kemi as ujë
  • 16/07/2019 | 18:03

24 vjeçarja nga Prishtina kërkon ndihmë të kthehet nga Siria: Këtu është tmerr i gjallë, nuk kemi as ujë

Ka tre vjet që Edina (emri i njohur për redaksinë), një grua nga Prishtina, kishte shkuar në Siri për t’iu bashkuar burrit të saj, i cili ishte rreshtuar përkrah grupit militant Shteti Islamik. Por, tani kur burri i saj nuk jeton më, ajo dëshiron të kthehet në Kosovë.

Kjo grua, ka folur përmes telefonit për Radion Evropa e Lirë, duke treguar për kushtet e rënda në kampin Al-Nisa në Siri. Ajo nuk është e vetmja nga Kosova dhe rajoni, që ndodhen në kampet e Sirisë.

“Këtu në këtë vendin, në këtë kampin ku jemi ne, që na kanë nxjerrë prej burgut, quhet Al-Nisa, Koban. Edhe këtu tash për tash është një motër shqiptare, këtu me mua, një motër maqedonase me çikën e vetë edhe çikën e çikës së vetë edhe unë kosovare. Kushtet janë shumë të këqija, shumë, tmerr i gjallë. Na kanë lënë nëpër kampe nga 100 veta të plagosur. Edhe as nuk ka ushqime edhe as nuk ka ujë të mjaftueshëm. Na japin ujë të nxehtë për të pirë”, thotë ajo.

Kjo grua, 24-vjeçare nga Prishtina, bashkë me gra të tjera nga Kosova dhe Shqipëria, janë në pritje të kthimit në shtëpitë e tyre. Mirëpo, thotë se deri tani, askush nga institucionet e Kosovës nuk i ka kontaktuar për t’i kthyer në vendlindje.

“Kurrfarë kontakti unë nuk kam pasur më herët. Para një jave kam dalë nga burgu. Kam qenë në Koban, nëntokë në burg kemi qenë. Tash me erdhi mundësia për të folur me ju. Ne nuk kemi kurrfarë kontakti me askënd tjetër”, thotë ajo, duke ndërprerë bisedën për shkak të frikës së mund ta dëgjojë dikush.

“Po e ndali më mirë. Kaq, unë s’mund të flas më shumë. Na bëni hallall”, ishin fjalët e saj.

Institucionet e sigurisë në Kosovë, nuk kanë ende ndonjë plan për kthimin e dhjetëra kosovarëve që vazhdojnë të jenë në Siri.

Institucionet e sigurisë në Kosovë, nuk kanë ende ndonjë plan për kthimin e dhjetëra kosovarëve që vazhdojnë të jenë në Siri. Sipas përfaqësuesve të institucioneve në Prishtinë, aktualisht angazhimi ka të bëj me personat që tashmë janë kthyer.

“Qeveria e Kosovës ka kryer një proces të kthimit të 110 kosovareve dhe është duke u marr me rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre. Edhe një numër i shtetasve kosovar ka mbet në zonat e konfliktit dhe se Qeveria dhe institucionet e Kosovës do të marrin vendime dhe masa konform rrethanave dhe mundësive”, ka deklaruar Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, Fatos Makolli.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë