Loading…

24-vjeçarja shqiptare gjendet e vrarë në Austri, dyshohet se u godit me çekiç

  • 04/09/2026 | 22:25

24-vjeçarja shqiptare gjendet e vrarë në Austri, dyshohet se u godit me çekiç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte me partnerin e saj.


Viktima është identifikuar si A.L, me origjinë nga Vlora. Sipas raportimeve të mediave austriake, ajo dyshohet se është vrarë pasi është goditur me çekiç, ndërsa i dyshuari për krimin është vëllai 23-vjeçar i partnerit të saj.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, më 3 shtator, në një apartament në qendër të Grazit. Policia është njoftuar rreth orës 12:40 dhe, pasi ka mbërritur në vendngjarje, ka gjetur 24-vjeçaren pa shenja jete, raporton TCH.

Pak më vonë, policia ka arrestuar në shkallët e ndërtesës një 23-vjeçar, i cili sipas dëshmitarëve ishte i mbuluar me gjak.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu kishte hyrë me forcë në apartament, në një kohë kur viktima ndodhej e vetme në banesë.

Hetuesit dyshojnë se gjatë krimit është përdorur një çekiç. I dyshuari ka zgjedhur të heshtë gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen apo motivin e mundshëm.

Autoritetet kanë kryer autopsinë e trupit të 24-vjeçares, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë