Loading…

24 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK’së dhe policisë serbe

  • 25/11/2021 | 08:08

24 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK’së dhe policisë serbe

Sot, bëhen 24 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe.


Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën me humbje.

Të nesërmen, forcat armike kishin nisur një ekspeditë ndëshkimore me dhjetëra automjete të blinduara për në Vojnik.

Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura. Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci, në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe të nesërmen, më 28 nëntor 1997, transmeton KosovaPress.

Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë njerëz, me urdhër të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e UÇK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë