Loading…

25 ditë nga zgjedhjet në Podujevë: Rrezikohet mbajtja e tyre sepse s’ka buxhet

  • 18/02/2020 | 18:02

25 ditë nga zgjedhjet në Podujevë: Rrezikohet mbajtja e tyre sepse s’ka buxhet

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës janë planifikuar të mbahen më 15 mars, mirëpo akoma nuk është e qartë nëse Kosova ka buxhet për të oraganizuar këto zgjedhje, shkruan Gazeta Metro.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se nuk është miratuar buxheti për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevë dhe se mos aprovimi i këtij buxheti rrezikon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer të gjitha procedurat me kohë dhe sipas saj pa buxhet nuk mund t’i vazhdojnë procedurat tjera të zgjedhjeve.

“Ne jemi 25 ditë larg nga dita e zgjedhjeve dhe nuk na ka ndodhur të mos kemi fletëvotime. Janë shtypur jashtë Kosovës por gjithsesi janë procedurat e prokurimit, por që nga dita e sotme nuk mund ta bartim përgjegjësinë dhe ditën e zgjedhjeve mund të na ndodh te mos kemi fletëvotime. Dhe duhet të na referohen vërejtjet në buxhet”, tha ajo.

Kujtojmë, që deri në datën kur priten të mbahen ato janë edhe 25 ditë. Deri më tani kanë shpallur kandidtadturën tri parti politike në vend./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë