Eurovision 2022 tashmë ka të 25 finalistët e saj, të cilët më 14 maj do të konkurrojnë për vendin e parë në skenë më të madhe të muzikës.
Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjikë, Ceki, Estoni, Finlandë, Poloni, Rumani, Serbi dhe Suedi,
Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale.
Finalja e madhe do të mbahet më 14 maj në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Itali, ndërsa në të dyja netët e Eurovision 2022 u dhuruan emocione, ritme dhe ngjyrime të bukura të traditës dhe kulturës së vendeve të ndryshme të Europës.
Favoriti kryesor cilësohet të jetë Ukraina me këngën ‘Stefania’, që sipas kompanisë së basteve ka 60% shansë për të triumfuar të shtunën.
Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia renditen në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht, për nga mundësia e fitores.
Ashtu si dy netët e parë edhe finalja do të prezantohen edhe nga Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.