Loading…
25 punonjës të IPK’së u trajnuan dhe u çertifikuan nga agjentë special të FBI-së
  • 15/03/2019 | 16:42

25 punonjës të IPK’së u trajnuan dhe u çertifikuan nga agjentë special të FBI-së

25 punonjës të nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) u trajnuan dhe çertifikuan me sukses nga agjentë special të FBI-së, transmeton Gazeta Metro.


Është përmbyllur sot në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, trajnimi pesë ditor i realizuar nga ICITAP-i amerikan ku morën pjesë 25 punonjës të IPK-së.

Në një njoftim për media nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), thuhet se ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së IPK-së nga ICITAP-i amerikan dhe konsiderohet i specializuar për aspekte të veçanta dhe të avancuara të hetimeve.

“Ligjërues të këtij trajnimi ishin ekspertë të lartë të FBI-së (Federal Bureau of Investigation) – Byroja Federale e Hetimeve) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë  edhe kryeshefja e IPK-së, Miradije Kelmendi, e cila në fjalën e saj të rastit falënderoi ekspertët dhe zyrtarët e ICITAP-it, për kontributin e tyre në rritjen e profesionalizmit në IPK”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pjesë e ceremonisë ishte Drejtori i AKSP-së Smajl Smakiqi, i cili vlerësoi lart bashkëpunimin me institucionet dhe partnerët nga SHBA -të./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë