Loading…

26-vjeçari u vesh si ‘vdekja’ duke i tmerruar pacientët e një spitali në Wells

  • 04/08/2026 | 17:53

26-vjeçari u vesh si ‘vdekja’ duke i tmerruar pacientët e një spitali në Wells

Një 26-vjeçar është gjobitur pasi shkaktoi panik në një spital në Uells, duke u ngjitur në çati i veshur si “vdekja”, ose si karakteri i njohur në filma “Grim Reaper”, duke frikësuar pacientë, vizitorë dhe stafin.


Leon Gillespie u deklarua fajtor për shkaktim shqetësimi pa arsye në ambientet e një spitali të NHS-së dhe u dënua nga Gjykata e Magjistratëve në Llandudno me një gjobë prej 200 paundësh, shkruan Mirror.

Ngjarja ndodhi më 6 qershor në spitalin Ysbyty Glan Clwyd, në St Asaph, Denbighshire. Gillespie kishte veshur një kostum të zi, të cilin më vonë e përshkroi si kostum “sorrash”, dhe u ngjit në çatinë e ndërtesës, ku qëndronte duke parë stafin dhe vizitorët.

Ai mbante me vete një teh të gjatë dhe bënte zhurmë mbi ndërtesë, duke shkaktuar alarm te personat që ndodheshin në spital.

Në vendngjarje u dërguan katër makina policie dhe automjete të shërbimit zjarrfikës pasi autoritetet morën njoftime për një person të veshur tërësisht me të zeza që qëndronte mbi hyrjen e spitalit. Pas ndërhyrjes, ekipet arritën ta zbrisnin nga çatia. Gillespie nuk dha një arsye për sjelljen e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë