Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me 26-vjetorin e protestave studentore, duke thënë se i lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.
“Kjo protestë, e organizuar nga UPSUP dhe studentët e UP-së, e mbështetur nga i gjithë populli dhe stafi akademik në krye me Rektorin e UP-së, Prof. Ejup Statovci, mezashin e kishte të qartë: Kosova po bëhej një dhe bashkë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit. Flaka e lirisë tashmë ishte ndezur”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se kjo do të dëshmohej më 28 nëntor 1997 doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Pjesa tjetër është histori! Nderim i përjetshëm të gjithë kontribuuesve për lirinë e Kosovës!”.