Loading…

28 Nëntori i shqiptarëve

  • 28/11/2016 | 08:48

28 Nëntori i shqiptarëve

Prishtina është mbushur me flamuj kuq e zi në 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo festë shënohet sot anë e mbanë trojeve ku ka shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë,e Luginë të Preshevës, si dhe të gjithë bashkatdhetarët sot kanë një ditë feste.

Kjo ditë historike shënon poashtu edhe datëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lliderët e institucioneve të Kosovës, si dhe ata të partive politike, i kanë uruar qytetarëve për festën e 28 nëntorit, gjithashtu ata do të shënojnë këtë ditë përmes aktiviteteve.

Sot nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Kullën e Isa Boletinit në Boletin, Mitrovicë, mbahet manifestim për nder të festës së flamurit.

Poashtu, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nderime dhe vendos lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar aktivitete te sheshi ‘’Zahir Pajaziti” në Prishtinë, si dhe  do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë