Loading…

28 Nëntori, John Kerry mesazh për Shqipërinë

  • 25/11/2016 | 19:10

28 Nëntori, John Kerry mesazh për Shqipërinë

‘Shqipëria është një forcë në rritje për sigurinë rajonale dhe globale. Shtetet e Bashkuara presin vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian’.

Kështu thuhet në mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, me rastin e 28 nëntorit, 104-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në mesazhin dërguar në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, sekretari Kerry thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës çmojnë thellë ndihmesën e Shqipërisë për Koalicionin Global në Luftën Kundër ISIS-it, për Operacionin Mbështetja e Vendosur dhe për KFOR-in.

‘Ne vlerësojmë gjithashtu angazhimin tuaj të fortë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjen e paqes në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara presin vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian’- thuhet në mesazhin e sekretarit John Kerry.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë