Loading…

28 punëtorë të Klinikës Emergjente në QKUK të infektuar me koronavirus

  • 12/08/2020 | 08:45

28 punëtorë të Klinikës Emergjente në QKUK të infektuar me koronavirus

Klinika Emergjente që nga fillimi i pandemisë ka ofruar shërbime mjekësore emergjente për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë pasur nevojë.


Në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 28 persona të prekur me Coronavirus, prej tyre 23 infermierë dhe 5 mjekë, kështu ka bërë të ditur Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai tha se në Klinikën Emergjente është shtuar numri i rasteve, ku 70%  janë të prekur me Coronavirus, ndërsa 30% janë raste aksidentale dhe traumatike.

“Të paktën në Klinikën Emergjente janë 28 persona të prekur me Coronavirus, prej tyre 23 infermierë dhe 5 mjekë. Shumica prej tyre e kanë kaluar kohën e izolimit dhe pas konfirmimit të testit me Coronavirus janë kthyer në vendet e punës”.

“Përkundër kësaj ende nuk ka rënë motivimi në Klinikën Emergjente në krahasim me shërbimet e tjera”.

“Në Klinikën Emergjente është shtuar numri i rasteve ku 70% i kemi me Coronavirus, 30% janë raste aksidentale dhe traumatike”, shtoi Lenjani

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë